
Manchester United pritet që të përforcojnë fazën ofanzive në ditët e fundit të merkatos, shkruan Gazeta10.
“Djajtë e Kuq” janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për sulmuesin brazilian, Antony.
Për shërbimet e 22-vjeçarit, Unitedi pritet t’i paguajë Ajaxit rreth 90 milionë euro.
Ajaxi kishte refuzuar disa oferta për Antonyn gjatë kësaj merkatoje, por tanimë duket se talenti braziliani në ditët në vazhdim do të zbarkojë në “Old Trafford”. /Gazeta10/
Manchester United are close to agreeing a deal with Ajax for forward Antony 💰 pic.twitter.com/luhSpVl876
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 28, 2022