Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq (VIDEO)

Gazeta10
26 May 2023 - 15:01

Pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës në Leposaviq, qytetarët kanë vendosur barrikadë drejtpërsëdrejti përballë komunës në kthesën për tek ndërtesa e komunës, ka raportuar media serbe Kosovoonline.

Ata e ngritën barrikadën duke shkarkuar zhavorr nga njëra anë e afrimit drejt komunës dhe duke bllokuar kështu atë pjesë të rrugës.

Qytetarët gjatë ditës së sotme dukshëm të shqetësuar nga ngjarjet në tri komunat në veri të Kosovës, kanë filluar të grumbullohen rreth objekteve komunale, ndërsa në afërsi janë pjesëtarë dhe xhipa të KFOR-it dhe EULEX-it./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.