
Aktivistja e Shoqërisë Civile nga organizata Iniciativa e Re – NSI, Milica Andrić Rakić, pas arritjes së marrëveshjes së dokumenteve të hyrje-daljeve mes Kosovës e Serbisë, ka thënë se letërnjoftimet serbe tani do të jenë valide në të gjitha vendkalimet kufitare.
Kjo pasi sipas saj, deri më tani letërnjoftimet serbe të lëshuara nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, janë lejuar vetëm në Jarinje dhe Bërnjak, transmeton Gazeta10.
“Deri më tani, letërnjoftimet serbe të lëshuara nga Drejtoria e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Prishtinë, janë lejuar të hyjnë/dalin nga Kosova vetëm në Jarinje dhe Bërnjak. Duket se me marrëveshjen e re, të gjitha vendkalimet do të hapen edhe për ta”, ka shkruar ajo.
So far, Serbian ID cards issued by Police Directorate Kosovska Mitrovica, Pristina, etc have only been allowed to enter/exit Kosovo at Jarinje and Brnjak.
It would appear that with the new deal, all crossings will open for them too.
More good news for freedom of movement. https://t.co/L5EFegyekd— Milica Andrić Rakić (@AndricRakic) August 27, 2022
Më tej, Rakic ka thënë se në frymën e kësaj marrëveshje, Kosova duhet t’i lejojë serbët të kalojnë kufirin me letërnjoftimet e tyre edhe për në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
“Në frymën e reciprocitetit, Qeveria e Kosovës tani duhet t’i lejojë serbët e Kosovës të përdorin letërnjoftimet tona serbe kur kalojnë në ALB, MNE dhe NMK.”
Teksa ka shtuar, se i vjen keq që komunitetit serb të Kosovës ju duhet të kërkojë nga Kosova, diçka që është e garantuar ligjërisht përmes dialogut./Gazeta10
1/ For years, the movement of K-Serbs with Serbian ID cards between KS and SRB has been limited to a few crossing points. This in spite of our right to Serbian citizenship being guaranteed by the Kosovo law.
— Milica Andrić Rakić (@AndricRakic) August 28, 2022
The new deal ends this discrimination.