Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Senatori Murphy i ashpër për ngjarjet në Veri: Kurti ta ndalë menjëherë provokimin, jam i befasuar

Gazeta10
26 May 2023 - 17:29

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili këtë javë ishte në vizitë zyrtare në Kosovë, tha se u zu në befasi nga ngjarjet e sotme në veri të vendit.

Ai tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti nuk është folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”.

Murphy tha se për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasë edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.