
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar xhiroja e fundit në elitën e futbollit gjerman.
Bayern Munchen është shpallur kampion i Bundesliga për herë të 11-të radhazi dhe të 33-tin në histori të klubit.
Dita e shtunë në Gjermani ishte plot dramë, kjo pasi me të filluar ndeshjet, Dortmundi po kryesonte tabelën, gjersa Bayerni pozicionohet në vendin e dytë.
Mirëpo, Mainzi ‘shokoi’ stadiumin “Signal Iduna Park” me dy gola në pjesën e parë, gjersa në anën tjetër, Bayern Munchen po fitonte 0-1 ndaj Koln.
Më vonë gjatë ndeshjeve, Dortmundit iu rikthye një fije shpresë pasi Kolni barazoi rezultatin për ca minuta, mirëpo çdo gjë përfundoi me një gol të Musialas në fund të ndeshjes.
Bayerni fitoi 2-1, ndërsa Dormtundi arriti të barazonte shifrat në 2-2, me ndeshjen që u mbyll me këtë rezultat.
Borussia Dortmund kishte fituar Bundesligan për herë të fundit në sezonin 2011/12.