Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj në 23-vjetorin e AAK-së në Pejë: Aleanca dhe Peja janë sinonim i njëra-tjetrës

Gazeta10
27 May 2023 - 22:23

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 23-vjetorin e degës së këtij subjekti politik në Pejë, ka thënë se AAK-ja dhe kjo komunë janë sinonim i njëra-tjetrës.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook Haradinaj falënderoi aktivistët si dhe ata që e udhëhoqën këtë degë që nga themelimi e deri më sot.

“Peja dhe Aleanca janë sinonim i njëra-tjetrës! Rast i mirë që njëherësh të shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin që ishte pjesë e rrugëtimin tonë politik përgjatë 23 viteve jo edhe të lehta as për ne e as për Kosovën! Ndaj udhëheqësve të degës nëpër kohë të ndryshme si dhe ndaj secilit aktivist për angazhimin e pashoq, të cilët nuk u dorëzuan së punuari për Aleancën dhe Pejën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Aleanca në Pejë, në radhët e veta ka njerëz që gërshetojnë vlera të larta, të dëshmuara si në përpjekjet për liri ashtu edhe për ndërtimin e shtetit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.