Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gërvalla për publikimin e aktakuzës ndaj saj ka thënë se po mundohet të hidhet baltë ndaj institucioneve

Gazeta10
29 May 2023 - 14:18

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar në lidhje me aktakuzën ndaj saj për mosdeklarim të pasurisë.

Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, tha se Prokuroria Themelore e Prishtinës me publikimin e kësaj aktakuze pas katër muajsh, po mundohet të hedhë baltë ndaj institucioneve të vendit.

“Prokuroria paska zgjedhur ditën e sotme që të publikojë faktin që në janar, pra para 4 muajsh, ka ngitur aktakuzë ndaj meje për “mosdeklarim të pasurisë”. Çfarë rastësie!Në fakt, kjo çështje është sqaruar përfundimisht që para dy vjetësh, pra në vitin 2021. Tani është aktualizuar nga prokurorë të caktuar, gjatë përpjekjeve të përsëritura për të hedhur baltë dhe inkriminuar përfaqësuesit e institucioneve të Republikës dhe për t’i shërbyer kështu fushatave politike e jo vënies së drejtësisë”, ka shkruar ajo .

Gërvalla tha se shpreson që gjykata të gjykojë bazuar mbi faktet objektive e jo interesat e prekura individuale të atyre, të cilët, sipas saj, dëshirojnë me shantazhe dhe kërcënime të vijnë në krye të institucioneve të drejtësisë.

“Shpresoj që gjykata, e cila duhet të merret me këtë rast, të gjykojë bazuar mbi faktet objektive e jo interesat e prekura individuale të atyre, të cilët dëshirojnë me shantazhe dhe kërcënime të vijnë në krye të institucioneve të drejtësisë.Qytetari i Republikës së Kosovës na njeh të gjithëve. Edhe neve, edhe ata. Na njeh kaq mirë, sa fushatat e tilla nuk pijnë ujë.Që në fillim të marrjes së detyrës nuk kam pasur iluzione. Të gjithë e kemi ditur që ata, të cilët humbën jo vetëm zgjedhjet, por edhe mundësinë për të zhvatur edhe më tej shtetin dhe paranë publike, nuk do të zgjedhin mjete në betejën e tyre për të ndalur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, është shprehur ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.