Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Borrelli kërkon depërshkallëzim pa kushte të situatës në veri

Gazeta10
30 May 2023 - 6:09

Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën ndaj trupave të KFOR-it, policëve e mediave të hënën në veri. 

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme. 

“BE-ja dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprimet e dhunshme të kryera ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë, janë absolutisht të papranueshme”.

Borrell ka kërkuar depërshkallëzimin e menjëhershëm të gjendjes dhe gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut. 

”BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi ai në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.