
Fidan Rama ka përmendur disa skenarë të mundshëm që mund të ndodhin pas zhvillimeve në katër komunat e veriut.
“Zgjedhje të reja, tërheqje apo të hyjë në fuqi mandati i plotë i KFOR-it në Kosovë.”, ka paralajmëruar Rama në Politiko në Kanal10.
Me të marrë këtë kontroll të plotë KFOR-i në veri, Rama thotë se mund t’i përjashtojnë të gjithë nga veriu, duke përfshirë kryetarët e rinjë dhe Policinë e Kosovës.
“Mandati i KFOR-it nuk është veç me i qëndruar mbrapa Policisë. Me Rezolutë 1244, garant i kufinjve të Kosovës dhe i sigurisë është KFOR-i, NATO-ja. Rezolutë që është ende në fuqi. Çka mundet me ndodhë, zgjedhje ose tërheqje. Mundet mos me ndodhë asnjëra. Por, hyn në fuqi mandati i plotë i KFOR-it që ka të drejt pastaj me i përjashtu kryetarët e komunave, policinë e krejt edhe me marrë nën kontroll cilën do cepë të Republikën e Kosovës ku dyshon se mund të eskaloj situata e sighurisë.”, deklaroi Rama në Politiko./Gazeta10