Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dinamo Zagreb shpreh interesim për shërbimet e Albion Rrahmanit

Gazeta10
31 May 2023 - 16:06

Albion Rrahmani me shumë gjasë po kalon sezonin e fundit në futbollin kosovar.

Forma e mirë e Rrahmanit këtë edicion në Superligë, ku rënë në sy të disa skuadrave të njohura evropiane, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për transferimin e tij.

Mediat kroate raportojnë se gjiganti kroat, Dinamo Zagreb është duke e monitoruar situatën e sulmuesit nga Malisheva dhe synon trasnferimin e tij në verë.

Rrahmani këtë edicion ishte golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, me 21 gola të realizuara.

22-vjeçari është pjesë e Ballkanit që nga viti 2021, ku u transferua nga skuadra e Malishevës.

Në dy edicionet e kaluara në Suharekë, Rrahmani është shpallur dy herë kampion në elitën e futbollit kosovar.

Ai ka kontratë me Ballkanin deri në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është rreth 350 mijë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.