
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, me një postim në Facebook, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se çështja e dialogut për njohje gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake dhe se për tema të interesit nacional nuk ka qeveri dhe opozitë.
“Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre. Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Alenacën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel…”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Haradinaj në njoftim është shprehur mirënjohës të dërguarit amerikan Escobar, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE Lajçak, për angazhimin e tyre në dialogun me Serbinë.