
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se shpreson shumë se situata në pjesën veriore të Kosovës të qetësohet sa më shpejtë në mënyrë që të mos ketë pasoja të reja për Kosovën.
Hovenier tha se qeveria duhet të punojë sa më shpejtë në qetësimin e situatës në katër komunat veriore.
“Ka pasur disa pasoja, por shpresoj ta kalojmë që të mos ketë pasoja të tjera”, tha Hovenier.
“Nuk jam në pozitë të them [cfarë mund të jenë pasojat e tjera]. Por, SHBA-ja po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës për ta bërë atë që ne mendojnë që është e rëndësishme të bëhet tani: arritjen e qetësimit të situatës”, tha Hovenier.
Ai shtoi se i takon Qeverisë së Kosovës ta bëjë këtë gjë, dhe jo SHBA-së. /rel