Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

‘’Amerikanët s’do t’i dënojnë kosovarët’’ – Kërstiq: Do të sanksionojnë politikanët problematikë

Gazeta10
01 June 2023 - 18:39

Reagimet e ndërkombëtarëve për vendimet e Qeverisë Kurti për zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe, gazetari serb, Bransilav Kërstiq, nuk po i sheh si diçka problematike.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do ta ndëshkojnë popullin e Kosovës, por politikanët që shkaktojnë probleme.

“Amerikanët nuk do të dënojnë popullin e shtetit  të Kosovës, sepse boll jemi viktima këto 20 vitet e fundit. Por do të sanksionojnë ata politikanë që po bëjnë probleme, e nuk janë duke u zgjedh problemet. Nuk ka asnjë arsye që të jemi shumë shqetësuar, por pak e kemi prish marrëveshjen midis komuniteteve dhe e kemi zgjuar pak ekstremizmin.’’, tha ai në “INFO10”.

Ai ka thënë se ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier por edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, Anotony Blinken ishin shumë të qartë në kërkesat e tyre ndaj Kosovës për situatën në veri.

“E kemi pas deklaratën shumë serioze nga Blinken, që është sekretar i SHBA-së dhe disa paralajmërime çka kërkoi ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, që do të thotë se nuk do të pres shumë që ai të merre disa vendime. Ato vendime janë që të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që janë në Komuna, pajtohemi që nuk është vendi që ata me kanë në ndërtesën e Komunës. Dhe tash po pritet vendimi i kryeministrit ose presidentes tonë me të cilën SHBA-ja është duke punuar së fundi.’’, deklaroi ai.

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa me ditë të tëra janë sulmuar ushtarakët e KFOR-it dhe zyrtarët policorë të Kosovës, sot ka pasur edhe sulme ndaj qytetarëve shqiptarë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.