
Në emisionin “Info10”, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi deklaroi se fillimisht duhet të hiqen grupet kriminale por komunave, të krijohet stabilitet, të zbatohen marrëveshja e Ohrit e pastaj zgjedhjet mund të jenë opsion por të këtë garanci për të mos pasur më bojkot nga serbët.
Ai tutje ka thënë se Kosova është e interesuar për dialog dhe krejt kjo që po ndodhë nuk është përballje me komunitetin atje por kjo është një çlirim i serbëve nga strukturat paralele serbe.
Rrustemi po ashtu deklaroi se demokracia duhet të zë vend edhe në këtë pjesë të vendit, të këtë pluralizëm politik edhe të komuniteti serb.