
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.
Kurti tha se për deseskalim të situatës në veri së pari urgjentisht duhet të ndalet dhuna, dhe zbatimi i Marrëveshjes bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka treguar për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në veri.
”Pati një telefonatë me MPJ Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen gjatë gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme.”, shkroi ai.
Bashkimi Evropian ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, krijimin e Asociacionit dhe pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.