
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është solidarizuar me Pakistanin pas përmbytjeve të mëdha që po përballen populli atje.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova është duke u lutur për ta, transmeton Gazeta10.
“Teksa reshjet janë duke vazhduar në Pakistan, me pikëllim të madh po pranojmë lajmin për përmbytjet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dhe populli i saj po luten për popullin e Pakistanit, të cilët janë duke u përballur me një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në dekada”, ka shkruar ai./Gazeta10
As monsoon rains continue in Pakistan, we are receiving with great sadness the news of the devastating floods. The Government of the Republic of Kosova & our people are praying for the people of Pakistan, facing their worst natural disaster in decades.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 29, 2022