
Gjatë diskutimit për ndeshjen e barazhit mes Lirisë e Ferizajt, të cilën e fituan prizrenasit, foli edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Ai foli për skuadrën e Lirisë dhe për gjasat e tyre në Superligën e Kosovës.
“Liria ka emër, ka traditë dhe nëse nuk i mungon organizimi i duhur, mendoj se do të jenë konkurrent i fortë në Superligë sezonin e ardhshëm.”, tha ai.
Tutje, ai tregoi edhe për pozitën ku mendon se Liria do të pozicionohet edicionin e ardhshëm.
“Liria ka një stadium të jashtëzakonshëm, ka një skuadër shumë të mirë, dhe mendoj se ka potencial të arrijë të paktën në pozitën e pestë në tabelë.”, shtoi ai.