Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sylvinho kërkon pikët e plota me Shqipërinë në ndeshjet e qershorit

Gazeta10
05 June 2023 - 14:13

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho të hënën ka dalë me një konferencë për media para ndeshjeve që Shqipëria i luan në qershor në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

“Kuqezinjtë” gjatë këtij muaji do të përballen me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Trajneri brazilian në këtë grumbullim ka ftuar 26 futbollistë dhe ai deklaroi se intensiteti i grupit duhet menaxhuar sa më mirë.

“Grumbullimi tani pas përfundimit të kampionateve është një moment disi i vështirë. Kemi folur me të gjithë lojtarët për të kuptuar situatën e tyre me çdo klub. Lojtarët që do të vijnë duhet të jenë 100% gati për të dhënë maksimumin. Do të duhet ta menaxhojmë sa më mirë grupin dhe intensitetin. Për këtë arsye kemi zgjedhur 26 lojtarë.”

Sa i përket dy ndeshjeve të qershorit, Sylvinho tha se kundërshtarët nuk duhen nënvlerësuar, por ata do të synojnë pikët e plota në të dyja përballjet.

“U them dhe lojtarëve që nuk ka ekipe të vogla. Janë të gjithë rivalët njësoj. Ajo që duhet theksuar është që çdo gjë do të varet nga ne. Nuk ka rëndësi nëse është Moldavia, Polonia apo Çekia. Ne duhet të jemi gjithmonë në 100%. Trajneri duhet të motivojë lojtarët. Luajmë me një rival që nuk ka pësuar humbje. Jam i bindur që dhe ata nuk e quajnë Shqipërinë të vogël. Ka ndeshje ku kundërshtari tërhiqet, por ne duhet të gjejmë mundësitë tona për të shënuar.”

Më 17 qershor Shqipëria e pret në Tiranë kombëtaren e Moldavisë, ndërsa tri ditë më vonë “Kuqezinjtë” luajnë si mysafir kundër Ishujva Faroe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.