
Nick Giacobbe – Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot është nderuar me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”, nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Giacobbe u nderua pasi përfundoi misionin e tij në Kosovë, transmeton Gazeta10.
Në ceremoninë e nderimit kanë qenë prezent edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me bashkëshorten, Ritën dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Teksa, me punën e zëvendësit të tij është shprehur i kënaqur Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se Giacobbe ka punuar shumë në avancimin e marrëdhënieve ShBA – Kosovë./Gazeta10