Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Escobar dhe Lajçak sot takojnë Osmanin dhe krerët e partive opozitare

Gazeta10
06 June 2023 - 8:04

Pas takimit që mbrëmë patën me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vazhdojnë dhe sot vizitën në Kosovë.

Sot ata do ta takojnë presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe krerët e partive opozitare.

Qendrimi i tyre në Kosovë vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit dhe kërkesat e tyre janë që të ndalet situata e krijuar në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.