Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK i shkon në takim Kurtit, Abdixhiku tregon pse pranoi ftesën

Gazeta10
29 August 2022 - 18:04

Lumir Abdixhiku – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka pranuar ftesën e Kryeministrit e Kosovë, Albin Kurti, për takimin informues rreth dialogut me Serbinë. 

Takimi do të mbahet nesër, transmeton Gazeta10. 

Sipas Abdixhikut, çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, prandaj edhe do ta do ta pranojë këtë ftesë. 

Qëndrimi ynë për dialogun është i qartë dhe i pandryshueshëm. Ne besojmë se dialogu është interes kombëtar i Kosovës, dhe jo prioritet i fundit, siç besoj ta ketë mësuar kryeministri tashmë. Besojmë se nëpërmjet dialogut Kosova duhet të arrijë drejt marrëveshjes finale me njohjen reciproke në thelb të saj. Po ashtu, besojmë se dialogu i copëzuar, për tema teknike e jo për kornizën e gjithmbarshme, është në interes të Serbisë edhe atëherë kur arrihen fitore të pjesshme për ne.“, ka shkruar ai.

Më tej, Abdixhiku ka thënë se kanë mbështetur vendimet që synojnë shtrirjen e ligjshmërisë e mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Dje, Kryeministri Kurti, u bëri thirrje liderëve të opozitës që të takohen për ta diskutuar marrëveshjen e arritur me Serbinë dhe pikat e tjera të dialogut. Ftesës pozitivisht i është përgjigjur edhe Ramush Haradinaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.