Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

A duhet t’i pranojë Kurti kërkesat e ShBA-së? Ja si u përgjigjen qytetarët në sondazhin e Kanal 10

Gazeta10
08 June 2023 - 9:00

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”,në Kanal 10 qytetarët kanë shprehur mendimin e tyre në sondazhin e shpallur në You Tube dhe përmes telefonatave në lidhje direkte me gazetarin Arben Ahmeti, me pyetjen A duhet t’i pranojë Kurti kërkesat e ShBA-së?

Në telefonatat live 73% e tyre u shprehën se Kurti duhet të pranojë kërkesat e SHBA-ve kurse 27 % e tyre u shprehën që nuk duhet të pranojë ato.

Sipas rezultateve të votimit në kanalin zyrtar të Kanal10 në You Tube 59 % e qytetarëve janë shprehur se Kurti duhet të pranojë kërkesat e SHBA-ve kurse 41 % e tyre u shprehën që nuk duhet të pranojë ato.

Kështu shumica prej qytetarëve kanë shprehur mendimin e tyre se duhet me çdo kusht të dëgjohen këshillat e SHBA-së dhe miqve ndërkombëtar. Sipas tyre Kurti duhet të pranojë kërkesat e SHBA-së sepse siç u shprehën ata nuk mundemi të ecim para pa mbështetjen e miqve ndërkombëtar. /Gazeta10/

https://www.youtube.com/watch?v=0DZ2HRwLeyo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.