
Një ditë para se të mbahet parada e krenarisë, në emisionin e pasditës në Kanal 10, qytetarët shprehën mendimet e tyre rreth saj.
Shumica prej tyre u shprehën se nuk e përkrahin paradën por kishte të atillë që kritikuan ashpër mbajtjen e saj.
“Me i përkrah jo, me shku pas tyre jo, le ta mbajnë aktivitetin e tyre , me i pengu është mirë mos me i pengu”, tha njeri prej qytetarëve të intervistuar.
Një tjetër qytetarë ishte më i ashpër duke e quajtur këtë paradë si “paradë e flliqtë”, dhe duke thënë se zoti e ka krijuar mashkullin dhe femrën për të krijuar familje.
Për një qytetar nga Gjermania, mbajtja e saj është normale. Qytetari i intervistuar tha se çdo njeri duhet ta bëjë atë që do.
Nesër do të mbahet parada e krenarisë në Prishtinë. /Gazeta10/