
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Artan Osmani, Blendi Memaj, Kushtrim Gashi dhe Muhamet Dragusha.
Gjatë diskutimit për rastin e Prishtinës që nuk u licencua e problemin me “Plisat”, foli drejtori sportive i Prishtinës, Artan Osmani.
“Tifogrupi “Plisat” e klubi i Prishtinës janë një familje, e problemet brenda familjes i zgjidhim vet, nuk kemi nevojë të na zgjidh dikush tjetër”, tha Osmani.
Tutje, ai tha foli edhe për moslicencimin e Prishtinës për garat evropiane.
“Jemi ankuar dy herë në FFK, është kthyer dy herë përgjigje negative, andaj kemi dorëzuar ankesë në CAS, ku presim përgjigje positive, pasi vendimi përfundimtar iu përket atyre.”, përfundoi ai.