Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Fjolla Morina ‘pushton’ veriun me flamur kombëtar: Krejt Shqiptaria është e jona

Gazeta10
12 June 2023 - 23:18

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa kohë që është shumë aktive dhe bëhet lajm me postimet e saj të çuditshme e hera-herës kontroverse në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka vendosur që në Ditën e Çlirimit të pozojë me flamurin kombëtar në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Në disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, interpretuesja e hitit “Fb” mund të shihet duke pozuar me flamurin shqiptar pas kalimit të urës së Ibrit në zonën serbe, aty ku edhe ndahet Mitrovica e Veriut me atë të Jugut.

Fjolla Morina në veri të Mitrovicës (Foto: Fjolla Morina/Instagram

“Krejt Shqiptaria është e jona”, ka shkruar këngëtarja Morina në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Duke dashur të vë në dukje patriotizmin e saj, ajo gjithashtu publikoi në InstaStory edhe një fotografi ku shihej e veshur kuq e zi dhe me plis në kokë në një nga koncertet e saj.

Fjolla Morina në veri të Mitrovicës (Foto: Fjolla Morina/Instagram)

Përndryshe, Fjolla prej javësh ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi të ndryshme që lidhen me të kaluarën e saj dhe të familjes së saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.