Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

A po njolloset lufta e UÇK-së nga Specialja? – flet veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi (VIDEO)

Gazeta10
13 June 2023 - 10:10

Veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në programin “PRIME TIME” në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka folur edhe për gjykimin e ish krerëve të UÇK-së nga Specialja.

Ai ka thënë se gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, është një padrejtësi që është duke ju bërë të gjithë shqiptarëve.

“Ajo është një padrejtësi shumë e madhe që është bërë ndaj neve shqiptarëve me Gjykatën Speciale”, tha ai.

Qeriqi ka shtuar se me krimet që serbët i kanë bërë gjatë luftës në Kosovë ku shumë antarë të familjes Mirena janë masakruar, nuk janë duke u gjykuar nga Specialja.

“Sot gjatë ditës kam vizitu një familje në Fushë Kosovë, familjen Mirena e cila e ka e ka përjetu një natë të tmershme 24 vite më parë, ju kanë masakru 17 antarë të familjes dhe sot i kam dëgju kujtimet e asaj nate të tyre qysh ka shkaktu aparati shtetëror i Serbisë, dhe askush nuk është marrë me denimin e këtyre kriminelëve, në anën tjetër ja përpjekjet e vazhdueshme që ta njollosin luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që për neve është e pa pranueshme”, tha Qeriqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.