Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq: Kam respekt për Ramën, por ai s’është i autorizuar ta bëjë statutin e Asociacionit

Gazeta10
13 June 2023 - 10:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion.

Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama por që nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçiq ka thënë se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, ka thënë Vuçiq për TV Happy.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.