
Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve policorë në Jarinje nga Policia serbe, raporton Gazeta10.
Sipas tij marrëzit e kryeministrit Kurti po i paguajnë djemtë e përbuzun të Kosovës.
“Kosova nuk ka me pague ma për egot e jueja!?
Nuk u ka borxh asnigjâ me na poshtnu deri n’kit derexhe!”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Rikujtojmë se Njësia Speciale e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar serbin Milo Milenkoviq i cili u akuzua për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë protestave në veri./Gazeta10