Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Reagon BE-ja: Jemi në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in, për të parë se çfarë ndodhi saktësisht

Gazeta10
14 June 2023 - 19:30

Bashkimi Evropian është në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR-in për të kuptuar më shumë informacione rreth rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për Gazeta10 se dy shtetet duhet të përmbahen nga veprimet dhe thirrjet që e tensionojnë situatën edhe më tej.

 “Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë ai.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, tha tutje Stano për Gazeta10.

Mesditën e sotme tre zyrtarë policorë janë kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Policia e Kosovës tha se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Sipas PK-së, njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.