
Komentatori politik dhe gazetari Arben Ahmeti ka kërkuar nga KFOR-i të dal me një reagim dhe të tregojë se a është shkelur zona kufitare me Serbinë, pas kidnapimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
“Ajo çfarë kërkoj unë publikisht dhe që është vonuar, është reagimi i KFOR-it. KFOR-i krejt ditën ka heshtur dhe nuk na tregon se ku ka ndodhur rasti. Gjithmonë, arrestimi dhe mënyra e tillë e reagimit, është e palejueshme e papranueshme, dhe duhet të marrë dënimin ndërkombëtar.”, tha tutje ai.
Nëse xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, sipas Ahmetit i bie që kanë hyrë në territorin e administruar nga KFOR-i, gjë që është e ndaluar me Ligjet ndërkombëtare, transmeton Gazeta10.
“Nuk mund të mos përgjigjet KFOR-i. Nëse xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, i bie që kanë hyrë në territorin e administruar nga NATO. E kanë shkelur Rezolutën 1244 dhe duhen hasur në përgjigje flagrante.”, deklaroi tutje Ahmeti në Politiko.
Ahmeti thotë se Kosova ende nuk i ka të demarkuara pikat kufitare me Serbinë, dhe si e tillë sipas tij,
“Me i pas sot duke u poshtëru, është e randë dhe e papranueshme. Por, besoj që kemi një lloj euforie për reagim. Kufiri mes kosovës e Serbisë, në veri të vendit dhe gjithandej, nuk është i demarkuar. S’kemi vijë të qartë kufitare. KFOR-i është përgjegjës për zonën kufitare, 12 km andej, dhe 12 këndej. Në Karaçev, shpesh hijnë e dalin xhandarmëria serbe.”, u shpreh tutje Ahmeti në Politiko.
“Kemi një Polici të mrekullueshme, e cila për shkak të investimit të madh kryesisht ndërkombëtarë, por pastaj edhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të djemve dhe vajzave që punojnë aty, për t’i përfaqësu këto vlera. Jemi rritur me këto vlera, duke e pa Policinë amerikane e gjermane, si shembull.”, tha Ahmeti./Gazeta10