Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia e gjen të djegur veturën e personave të dyshuar për vrasjen në Prishtinë

Gazeta10
14 June 2023 - 22:17

Një person është gjetur i vrarë tek ”Ruga C” në Prishtinë sonte rreth orës 20:00.

Lajmin e ka konfimruar edhe Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast është gjetur një veturë e djegur e cila dyshohet të jetë e personave të dyshuar për këtë rast.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën10, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Veprimet operativo – gjurmuese   të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes  kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e  shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.