
Komisioni i Pavarur i Mediave, ka deklaruar se është vënë në dijeni se sot Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ia ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit “Klan Kosova”.
Sipas njoftimit, KPM-ja është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë.
“Rasti do të trajtohet në mbledhjen e KPM-së të premten më 16 qershor 2023”, thuhet në reagimin e KPM-së në Facebook.
Sot, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka iniciuar kallëzim penal ndaj Klan Kosovës, duke thënë se ka marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, deri në një vendim tjetër.