
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se pas angazhimeve dhe hetimeve intensive është duke u intervistuar edhe personi i pestë i cili ka qenë në kërkim për dhunimin e 11 vjeçares, raporton Gazeta10.
Sipas policisë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë, raporton Gazeta10.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Gazeta10