
Pasi e mbylli me sukses edicionin në elitën e futbollit austriak si i huazuar te skuadra e Hartbergut, Donis Avdijaj është rikthyer në Zvicër te Zuerichu.
Avdijaj te Hartbergu u huazua në janar të këtij viti.
26-vjeçari Avdijaj zhvilloi 16-të ndeshje, ndërsa shënoi shtatë gola e pesë asistime në Bundesligën e Austrisë.
Futbollisti kosovar ka pasur paraqitje të mira edhe me Zuerichun.
Në 16-të ndeshje në të gjitha garat kishte realizuar tri gola.
Dy i pati në kualifikime të Ligës së Evropës, dhe një tjetër në fazën grupore.