
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth kidnapimit të tre policëve të Kosovë nga forcat policore serbe që ndodhi dje.
Ai duke mbrojtur kidnapinimin e policëve kosovarë, akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke treguar se policët ndodheshin 300m brenda terrritorit të Kosovë.
“Vetë Albin Kurti ka pranuar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke deklaruar se tre shqiptarët e arrestuar ndodheshin 300 metra brenda territorit administrativ të Republikës së Kosovës”, tha presidenti serb shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Vuçiq tha se, sipas marrëveshjes ushtarako-teknike, është e detyrueshme të raportohet afrimi në një kilometër të vijës administrative 36 orë përpara.
Por, çfarë deklaroi më parë Vuciqi?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.
Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.
“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiq në Radio televizionin e Serbisë (RTS).
Policia e Kosovës tha se dje tre zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Policia e cilësoi si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës.
Vendi ku ishin policët është Tresave/Bare, dhe gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës./Gazeta10