
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar ca fjalë për vizitën që ka bërë tek fëmiljarët e tre policëve të rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë brenda territorit të Kosovës, shkruan Gazeta10.
Kurti ka thënë se familjarët iu besojnë institucioneve dhe se jemi së bashku, Republika e Kosovës është në të drejtën e saj.
‘’Në Mitrovicë dhe Peran e Letanc të Podujevës, vizitova familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës, tre policëve tanë të rrëmbyer dje nga forcat e armatosura të Serbisë. Në ta pamë shqetësimin por edhe qëndresën për familjarët e tyre dhe zyrtarët tonë. Falënderues për besimin e tyre dhe mbështetjen për institucionet e Republikës. Jemi bashkë. Republika e Kosovës është në të drejtën e saj.’’, ka shkruar ai./Gazeta10