Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: 30 orë nga kidnapimi e KFOR-i ende s’ka reaguar, Escobarit e ambasadorëve ia shpreha protestën time

Gazeta10
15 June 2023 - 18:24

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat policore serbe brenda territorit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se në takimin që sot kishte me ambasadorët e QUINT-it dhe dje në bisedën që bëri me emisarin amerikan, Gabirel Escobar ka shprehur protestën e tij për mos reagim nga KFOR-i.

“Kam pasur biseda telefonike me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe me ambasadorin Jeff Hovenier dhe këtu po vi nga një takim i përbashkët më të gjitha ambasadorët, zëvendësambasadorët, shefat e misioneve në Kosovë që gjerë e gjatë ua kemi shpjeguar për ditën e sotme dhe të djeshme dhe tash kur po bëhen 30 orë nga kidnapimi i policëve dhe ende nuk e kemi deklaratën shpjeguese të KFOR-it, kam shprehur edhe protestën time për këtë heshtje, por edhe kërkesën për reagim urgjent.”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, në vendin e ngjarjes janë gjetur dëshmi “të qëllimshme”, pasi Serbia donte që të dihej se kanë qenë aty në atë kohë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e qizmeve, të veturave pa targa dhe prangat e plastikës të prangave serbe. Ata kanë dashur t’i lënë gjurmët publikisht. Bëhet fjalë për një agresion me arrogancë. Nuk janë përpjekur t’i fshehin gjurmët e krimit. Synimi i tyre ka qenë të dihet se ishin aty në atë kohë.”, tha Kurti.

Ai tha se me këtë akt Serbia ka shkelur Marrëveshjen e kumanovës.

‘’“Ne ende jemi në pritje të KFOR-it të marrjes së përgjegjësisë efektive për ushtrimin e funksionit të saj të mbrojtjes duke urdhëruar Serbinë t’i kthejë policët e kidnapuar dhe ta ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit territorial, të sovranitetit por edhe të pikës 4 të Marrëveshjes së Kumanovës. Dje është shkelur pika 4, e datës 9 qershor, 1999. KFOR-i pra nuk do të duhej të ishte i heshtur e as përulur ndaj sulmit kidnapues që kishte edhe mandat të parandalonte. Nëse e shndërron këtë heshtje në normë, e njëfarë nënshtrimi të heshtur që dihet me ligj, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur, e do ta mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur të përmbushte efektivisht.”, ka thënë Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.