Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Ne nuk u tërhoqëm, as s’u nënshtruam para milicisë fashiste

Gazeta10
15 June 2023 - 18:35

Kryeministri i vendit, Albin Kurti duke folur rreth tensioneve në veri të vendit, ka thënë se Kosova nuk është tërhequr e as nuk ka pranuar të nënshtrohet para milicisë fashiste.

Kurti ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë shumë e përmbajtur dhe se Kosova nuk u nënshtrua bandave të Vuçimit, raporton Gazeta10.

‘’Pas ngjarjeve që kanë pësuar pas datës 26 maj, përfshirë edhe sulmet e dirigjuara ndaj gazetarëve policëve e KFOR-it. Qeveria iu është përgjigjur me kujdes maksimal e policia me një vetëpërmbajte maksimale. Ne as nuk u tërhoqëm e as nuk lejuam që dikush të nënshtrohet prej milicisë fashiste të Vuçiqit e cila shpesh shfrytëzonte grupet e qytetarëve të thjesht të cilët nuk kishin qare pa dal në protesta se humbin vendet e punës në administratë ose në kompani të Radjociqi’’, tha ai në Kuvend.

Kurti ka thënë se PK-ja mbrojti institucionet publike nga milicia e cila tashmë është e identifikuar.

‘’Policia e Republikës natyrisht që i mbronte institucionet publike nga milicia fashiste dhe më këtë rast edhe identifikoj shumë nga ta dhe janë duke u përndjekur. Me 2 1ershor ishin 5 të arrestuar, sot janë 6 të arrestuar e 17 në arreti. Me qëllim që te kemi se nuk kemi me komunitetin por me këta kriminelë. Identifikimi është bërë në standard të plotë në përputhje me ligjet tona.’’, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.