Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministria e Ekonomisë: Bizneset do të mbrohen nga reduktimet

Gazeta10
30 August 2022 - 15:58

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se konsumatorët e lidhur në linjën e bizneseve do të mbrohen nga reduktimet. 

ME këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie, transmeton Gazeta10. 

Duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ (MZhE) Nr. 04/2017 mbi Rregullat për Masat Kufizuese të Furnizimit me Energji në Situata Emergjente, si dhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, në veçanti të sektorit të industrisë, Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që konsumatorët me dalje të dedikuara për biznese të hyjnë në listën e konsumatorëve të mbrojtur. Rrjedhimisht, këta konsumatorë që nga fillimi i kësaj jave do të përjashtohen nga reduktimet e energjisë elektrike për aq sa është e mundur nga ana e Furnizuesit të Shërbimit Univerzal (FShU)”, thuhet në komunikatë. 

Më tej, ME ka kërkuar nga bizneset që të kursejnë energjinë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të evituar rritjen e konsumit. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.