
Bayern Munich vazhdon të mbetet klub ikonik në Gjermani dhe jo vetëm.
Kur jemi afër përfundimit të afatit kalimtar veror, gjiganti Goal.com ka bërë një hulumtim në lidhje me fitimet e mëdha që kanë marrë bavarezët nga shitja e futbollistëve.
Bayerni është një klub i madh mirëpo kjo nuk do të thotë se futbollistët e mëdhenj nuk largohet nga aty për ambicite të tjera apo paga më të mira.
Kohët e fundit, bavarezët kanë shitur sulmuesin polak, Robert Lewandowskin te Barcelona për 45 milionë euro.
Lewa te Bayerni erdhi si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Dortmundin, ndërsa në merkato ai është shitur për shumën e lartpërmendur.
Tri shitjet më të mira që ka bërë Bayerni viteve të fundit janë, ajo e Douglas Costa pë rte Juventusi në shifreën e 40 milionë eurove,, ajo e Matts Hummels për 30 milionë euro dhe padyshim kjo më e vlefshme e sulmuesit polak.
Dyshja e parë u larguan sit ë padëshiruar për Bayernin dhe drejtuesit gjerman arkëtuan një shumë të vlefshme parash por e kundërta ndodhi me polakun të cilin Bayerni dëshironte ta mbante.
Një tjetër shitje e madhe për bavarezët ishte edhe ajo e Toni Kross, i cili vazhdoi karrierën te Real Madridi për shumën e 25 milionë euro, e që në këtë rast mund të thuhet se palë e humbur nga kjo marrëveshje dolën vet bavarezët pasi që Kross fitoi gjithçka çfarë duhet të fitohet në futboll me Madrilenët.