
Edin Dzeko, 37-vjeçar, është afër që të transferohet te Fenerbahçe.
Kështu kanë njoftuar mediat italiane të shtunën.
Sulmuesit boshnjak i ka skaduar kontrata me Interin menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve.
Interi ishte mposhtur në finale nga Manchester City 1:0.
Tani Xheko po shikon mundësinë e gjetjes së një ambienti të ri.
Ai pritet të transferohet në kampionatin turk.
Dzeko me Interin në sezonin që përfundoi, shënoi 14 gola në 52 paraqitje në të gjitha garat.