
Ushtria ukrainase u fut në një llogore ruse dhe arriti ta çlironte, derisa në pamjet e publikuara shihen rusët që po vriteshin “me radhë”.
Në pamjet e publikuara nga blogu Operativno_ZSU, shihen trupat e Ukrainës se si futen në qetësi brenda kësaj hapësire, e ia dalin t’i vrasin të paktën 10 ushtarë.
Lokacioni i këtij sulmi s’u bë i ditur, ndërsa ukrainasit dëgjohen teksa thirrin se kanë kapur zonën.
“Ushtarët e Ukrainës hynë në llogoret e armikut në drejtimin jugor nga pjesa e pasme dhe shkatërruan 10 pushtues. Në jug, gjatë misionit, operatorët e qendrës detare për qëllime speciale mundën të hynin në pjesën e pasme të armikut. Një grup ushtarak e kapi në befasi armikun. Të kapluar nga befasia, disa ushtarë armiq u përpoqën të rezistonin. Por, siç shihet në videon e filmuar nga një ushtarët tanë, ata (rusët) e kishin kot”, thuhet në njoftimin e blogut në Twitter.
Ushtria ukrainase ka shpërndarë kundërofensivën në disa rajone. Instituti Amerikan i Luftës (ISW), ka njoftuar se janë çliruar disa rajone të vogla.