Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani, Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët për garat evropiane

Gazeta10
20 June 2023 - 15:36

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës, ku Ballkani, Gjilani dhe Dukagjini kanë mësuar kundërshtarët e tyre në rrethin e parë kualifikues.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të luajë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku përballë do të ketë skuadrën bullgare, Ludogorets.

Ballkani ndeshjen e parë të këtij raundi kualifikues do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” me 11/12 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave.

Përveç Ballkanit, në Ligën e Konferencës kundërshtarët i kanë mësuar edhe Gjilani dhe Dukagjini.

Gjilani në raundin e parë kualifikues do të ndeshet me skuadrën nga Luksemburgu, Progres Niederkom.

Në anën tjetër, skuadra e Dukagjinit në rrethin e parë kualifikues do të ndeshet me ekipin nga Gjibraltari FC Europan.

Ndeshjet e para të raundit të para kualifikues të Ligës së Konferencës do të luhen më 13 korrik, ndërsa ato të kthimit pas një jave.

Drita garat ndërkombëtare do t’i fillojë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.