
Sonte në emisionin debatues “Politiko me Kushtrim Sadikun”, do të diskutohet për rastin tronditës të përdhunimit të 11-vjeçares dhe reagimit institucional.
Të ftuar për të diskutuar për këtë temë janë: Zëvendës ministrja e Drejtësisë, Nita Shala, juristi Arbër Jashari, Rita Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, aktivistja Xheraldina Rexhepi, dhe gazetarja Gresa Bardhecaj, transmeton Gazeta10.
Emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, mund ta ndiqni drejtpërdrejt nga ora 20:20, në kanalin zyrtar të Kanal 10 në Youtube. /Gazeta10
