Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria vazhdon me fitore, mposht Ishujt Faroe

Gazeta10
20 June 2023 - 22:36

Kombëtarja Shqiptare ka arritur fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian. “Kuqezinjët” mposhtën Ishujt Faroe me rezultat 1-3.

Të besuarit e trajnerit Silvinjo kaluan në epërsi pas minutave minutave lojë me anë të Nedim Bajramit, i cili realizoi pas asistimit të Jasir Asanit.

Shqipëria kishte mundësi të artë të dyfishonte shifrat në pjesën e parë, por Sokol Cikalleshi nuk arriti të realizonte nga penaltia.

Në çastet e fundit të pjesës së parë, në skenë doli mbrojtësi Odmar Faero, i cili barazoi shifrat në 1-1.

“Kuqezinjtë” e nisën mjaft mirë pjesën e dytë dhe shumë shpejt rikthyen avantazhin.

Ishte Kristjan Asllani, i cili me një goditje të bukur nga distance e dërgoi topin në rrjetë për ta rikthyer epërsinë.

Për epilogun përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Ernest Muçi, që realizoi golin e tij të parë me fanellën e kombëtares.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria gjendet në pozitën e dytë me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Ishujt Faroe gjenden në pozitën e fundit në grupin E me vetëm një pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.