
Manchester City pritet që ta përforcojë fazën defanzive në ditët e fundit të merkatos, raporton Gazeta10.
‘Qytetarët’ janë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit zviceran, Manuel Akanji.
Negociatat mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmund janë afër finalizimit dhe Akanji do të kaloj te kampionët në fuqi të Anglisë për shumën e 17 milionë eurove.
Akanji është në vitin e fundit të kontratës me Dortmundin dhe klubi gjerman dëshirojnë që talargojnë atë gjatë kësaj meraktoje, përpara se ta humbasin atë me parametra zero në fund të sezonit.
Mbrojtësi zviceran ende nuk e ka bërë asnjë paraqitje me klubin gjerman në këtë stinor.
Ardhja e Akanjit te City, do të ishte një dhuratë për trajnerin Pep Guardiola, pasi dyshja e mbrojtes Aymeric Laporte dhe Nathan Ake janë të lënduar.
Akanji është pjesë e Dortmundit që nga viti 2018, ku u transferua nga Baseli për shumën e 21 milionë eurove.
Në total me Dortmundin, mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar 158 ndeshje në të gjitha kompeticionet. /Gazeta10/