Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qendra për Punë Sociale: Të miturës i është ofruar përkrahje dhe strehim 

Gazeta10
30 August 2022 - 21:50

Vebi Mujku – Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, ka thënë se 11-vjecarja që u përdhunua nga pesë persona, është strehuar. 

Mujku përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se QPS i ka marrë të gjitha hapat dhe veprimet për të ofruar përkrahje, strehim dhe shërbime profesionale për të miturën. 

Rasti është shumë i ndjeshëm, kërkojmë me shumë mirësi që në çdo postim të ruhet identiteti i të miturës viktimë dhe identiteti i të miturve të përfshirë në rast. Ne e dënojmë këtë rast shumë të rëndë dhe njëherit sigurojmë se do të vazhdojmë të ofrojmë të gjithë përkrahjen profesionale për të miturën bazuar në nevojat e identifikuara dhe në bazë të përgjegjësive ligjore e profesionale”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.