Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çitaku: Kurti ka probleme me veten dhe historinë, jo me opozitën

Gazeta10
30 August 2022 - 23:25

Vlora Çitaku nga PDK-ja ka thumbur kryeministrin Kurti për qëndrimin e tij për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo ka thënë se kryeministri Kurti, problemin e ka me vetën dhe historinë, e jo me opozitën, shkruan Gazeta10.

“Kryeministri nuk ka problem me opozitën. Por me historinë. Me partinë e vet. Me vetën. Ne kemi qenë konsistent gjithmonë. Ne i themi Kurtit që të respektojë vendimet e Kushtetueses dhe ato t’i shërbejnë për arritjen e një marrëveshje”, tha ajo.

Nënkryetarja e PDK-së madje kryeministri Kurti e ka quajtur edhe riciklues të marrëveshjeve tashmë të nënshkruara që një kohë në Bruksel.

“Kurti ka dështuar në dialog. Ai ka tentuar ta riciklojë komplet procesin e dialogut. Ai ka tentuar ta ridisajnojë krejt procesin. Ai po i riciklon marrëveshjet tashmë të dakorduara në Bruksel”, tha tutje Çitaku në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.