
Chelsea e ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Manchester Unitedit për mesfushorin anglez, Mason Mount.
Oferta e tretë e “djajve të kuq” për Mountin ishte rreth 64 milionë euro, ndërsa “blutë” kanë kërkuar rreth 76 milionë euro për futbollistin.
Sipas raportimeve të mediave angleze, ka qenë edhe oferta e fundit e Manchester Unitedit në tentimin për transferimin e Mountit.
Ata kanë thënë se do të tërhiqen nga bisedimet për transferimin e tij.
24-vjeçari Mount në edicionin e kaluar zhvilloi vetëm 35 paraqitje në të gjitha garat, pasi u përball edhe me shumë lëndime.
Shënoi tri gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime.