Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhaxhai i 5-vjeçarit: Trupin e tij e gjetëm një shtëpi më larg, për 20 sekonda shtëpia u mbush me ujë

Gazeta10
25 June 2023 - 16:36

Albert Ademaj, xhaxhai i 5-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë me nënën e vet në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike.

Ai tregoi se trupin e nipit e ka gjetur gjyshi, ndërkaq të kunatës e ka gjetur ky bashkë me disa shokë tri shtëpi më larg.

“Trupin e nipit e ka gjetur babai dhe ka qenë në pyetje 20 sekonda kur ka shpërthyer nga këtu dhe ka mbushur komplet katin me ujë dhe pastaj ka shpërthyer këtej ku I kanë gjetur trupat e pajetë. Fëmijën e kemi gjetur një shtëpi më larg, ndërkaq gruan e vëllait e kemi gjetur tri shtëpi më poshtë duke e kërkuar me shokë”, ka thënë Ademaj.

Nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë pësuan u lënduan dy persona të tjerë.

Drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Besnik Ibraj ka konfirmuar se dy të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

“Mbrëmë kemi pranuar dy pacientë në kujdesin intenziv, të njëjtit sot janë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Ibraj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.